HomePolitikë

Meta takon Ministrin e Britanisë për Europën

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot Ministrin e Britanisë Për Europën, Sir Alan Duncan. Në qendër të diskutimeve kanë qenë zhvillimet në rajon. Sir Alan Duncan ka theksuar se Britania do të jetë një mbështetje e Shqipërisë për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan edhe pas daljes nga BE.

“Kënaqësi të takoja Ministrin për Europën të Britanisë së Madhe, Sir Alan Duncan dhe të ndaja me të pikëpamjet mbi zhvillimet në rajonin tonë. Shqipëria e çmon shumë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan. Bashkëpunimi ekonomik duhet të arrijë në të njëjtin nivel me marrëdhëniet tona të shkëlqyera politike.”


TË NGJASHME