HomePolitikë

Meta takon sekretarin e OSBE, i kërkon zgjidhjen e …

Presidenti i vendit Ilir Meta është takuar ditën e sotme me sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.

Në njoftimin bërë publik për mediat, Meta teksa i shprehur falënderimet për mbështetjen, e informoi për thellimin e krizës së gjithanshme, politike dhe institucionale që po kalon vendi.

Presidenti Meta i kërkoi Greminger ndërmjetësimin sa më parë të jetë e mundur midis palëve politike në vend për zgjidhjen e kësaj krize.

“Për rivendosjen e funksionimit normal të institucioneve demokratike dhe shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës mjaft kritike ku ndodhet vendi, është në interes të kredibilitetit të OSBE, të angazhohet për tejkalimin e krizës së rëndë në Shqipëri sa më parë të jetë e mundur. Ky angazhim do të shërbejë si mundësi tepër e rëndësishme për rikthimin e vendit në shinat e demokracisë dhe sundimit të ligjit, por dhe konsolidimit të lidershipit të Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon, gjatë marrjes së Kryesisë së Rradhës së OSBE, por edhe së ardhmes europiane të Shqipërisë, për më tepër kur presim që në 17-18 tetor Këshilli i Bashkimit Europian të vendosë për çeljen e negociatave të anëtarësimit”, – theksoi Presidenti Meta.

Meta ka theksuar se pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të tij për zgjidhjen e situatës dialogu politik gjithëpërfshirës dhe i sinqertë që i jep zgjidhje të plotë e përfundimtare kësaj krize.

“Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme dhe konkrete që kam ndërmarrë deri tani për parandalimin e kësaj situate, përpjekje që janë minuar nga aktorë të ndryshëm, jam edhe më i bindur tani se rruga e vetme është dialogu politik gjithëpërfshirës dhe i sinqertë që i jep zgjidhje të plotë e përfundimtare kësaj krize”, – deklaroi Presidenti Meta.


TË NGJASHME