HomeSociale

Meta: Të respektohet distanca sociale, të parandalohen vatrat e reja

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp është pyetur për tenderat sekretë nga qeveria të denoncuar nga PD ku ka thënë se transparenca në këtë situatë duhet të jetë kryesorja. Sipas tij organet e drejtësisë të hetojnë për akuzat konkrete.

”Lidhur me shqetësimet nga opozita unë duhet të vlerësoj që këto kufizime që impnohen prej pandemisë duhet vetëm për të rritur përgjegjshëmrinë në menaxhimin e kësaj krize, dhë për këtë dhe efektivitetin është rritje e transparencës.
Aq më tepër që kemi të bëjmë me vëmendje të shtuar për çdo veprim apo mosveprim, me ërgjegjësi apo papërgjegjësi, me transparencë apo jo. Në këtë drejtim mund të apeloj rritjen e transparencën. Të zbatohet ligjshmëria. Mos lejohet asnjë spekulim. Organet e drejtësisë të flasin për akuza konkrete.”- tha Meta.

Meta ka ngritur sërish shqetësimin për shqiptarët e karantinuar që vijnë nga jashtë shtetit duke bërë thirrje për masa më të plota. Ndërkohë Meta ka bërë me dije se Konvaleshenca e Durrësit ka kushte optimale dhe ja lë në dorë Ministrisë së Shëndetësisë të vendosë kush do të karantinohet aty.

”Shteti shqiptar duhet t’i mbahet detyrimeve të shtetasve që duan të kthehen. Kemi pasur disa vështirësi në këtë drejtim. Qeveria ka marrë disa masa ku besoj se duhet të marrë dhe më shumë për të garantuar karantinimin në mjediset që do të vlerësohet, kjo dhe në varrësi të rrethanave gjeografike, nga vijnë apo paraqiten në kufirin, për në Republikën e Shqipërisë. Duhet bërë edhe më shumë, shpresoj në ditët në vijim të merren masa më të plotë. Nuk mund të them ku të vendosen por kushtet në Konvaleshencë janë optimale. Kush trajtohet atje.”- tha Meta.

Meta ka komentuar edhe problemin me fasoneritë ku janë shfaqur një sërë rastesh me COVID-19 ditët e fundit. Ai tha se rëndësi ka të respektohen distanca sociale dhe standardet e caktuara, ndërsa thekson se duhet të parandalohen vatrat e reja.

“Mjaft rëndësi të respektohen distancat sociale dhe të ketë standarde të detyrueshme për çdo aktiviteti, nënvlerësimi ka kosto të jashtëzakonshme. Kjo do të jetë një kosto financiare, ekonomike, dhe psikologjike e shtuar prandaj që duhet një përqëndrim më i madh në këtë drejtim për të parandaluar vatrat e reja.”- tha Meta.

Ndër të tjera Meta është pyetur edhe për bashkinë e Shkodrës, Durrësit apo Vorës që vijojnë të mos kenë një kryebashkiak. Por kreu i Shtetit u shpreh se aktualisht shqetësimi i të gjithëve është menaxhimi i situatës së pandemis.

“Aktualisht shqetësimi i të gjithëve është menaxhimi i situatës së pandemisë. Nga suksesi i saj do të varet edhe hihapja e ekonomisë. Këtu duhet të jemi të përqendruar. Është e rëndësishme të mos nënvlerësojmë cdo gjë. Të rrisim numrin e testimeve dhe numrin e gjurmueshmërisë së këtyre rasteve që të jemi më të qetë për vendimet që do marrim për zhbllokimin e kësaj situate më pas. Cështjet sa vinë e bëhen më të mprehta, kemi arsimin”,- tha ai.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME