HomePolitikë

Meta thirrje partive: Reflektoni për dialog dhe zgjidhjen e krizës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka bërë thirrje palëve politike të ulen sa më parë në dialog për zgjidhjen e krizës. Sipas Metës, çdo skenar konflikti do ta largonte Shqipërinë nga vlerat europiane.

Presidenti i Republikës, Ilir  Meta ka pritur në një takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó. Kreu i Shteti foli edhe për situatën politike ne vend, ndërsa theksoi se çdo aktor, i brendshëm apo i jashtëm, që tenton të çojë vendin drejt konfliktit do të mbajë përgjegjësi para popullit shqiptar.

“Vlerësoj marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Hungarisë. Çmoj mbështetjen e sinqertë të Hungarisë në procesin e integrimit europian. Me rëndësi zbatimi i të gjitha prioriteteve që kushtëzojnë një vendim pozitiv të Këshillit Evropian . Palët të reflektojnë sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës.

“Palët të reflektiojnë sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës. Shqipëria të rikthehet në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor. Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane .Aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar”-tha Meta.

Meta ka paralajmëruar se aktorët që kontribuojnë në çuarjen më tej të kësaj krize do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar.

Aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar.


TË NGJASHME