HomeLajmi i Fundit

Meta zbardh mbledhjen me kryeministrin

meta

Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në “Facebook”, zbardh detaje nga takimi me kryeministrin në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Meta njofton se do mbështesin prokurorinë që të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.

Postimi i Plotë

Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë

E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.
Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm.