HomePolitikë

Metës: Mungesa e dialogut politik cënon integrimin

Presidenti, Ilir Meta, deklaron se mungesa e dialogut mes palëve politike cënon procesin e integrimit të vendit.

Kreu i Shtetit nënvizon se kjo mungesë dialogu ka sjellë edhe këtë situatë jo funsionale të drejtësisë dhe theksin e vë te mungesa e Gjykatës Kushtetuese.

Meta: Kam komunikuar në vazhdimësi me Kryeministrin apo ish-ministrin e Jashtëm për rëndësinë e bashkëpunimit me opozitën në mënyrë të vazhdueshme dhe për domosdoshmërinë për të demonstruar se procesi i integrimit europian është një përgjegjësi e përbashkët dhe për ta konkretizuar me veprime të përbashkëta që mënjehërë pas vendimit të Këshillit në qershorin e kaluar për të rivlerësuar çeljen e negociatave pas një viti. 

Më vjen keq të them se mungesa e dialogut të brendshëm politik jo vetëm që cënon seriozisht këtë mundësi por edhe ka sjellë këtë situatë të përgjithshme jo funsionale të drejtësisë, sidomos mungesa e gjykatës Kushtetuese ka qenë një problem i madh dhe vazhdon të mbetet. 

Gjithë ky proces me shumë aspekte të tjera kanë bërë për fat të keq të pamundur funksionimin e ligjit në vend por edhe njëkohësisht edhe funksionimin e garancive kushtetuese demokrative për të gjithë, përfshirë edhe qytetarët e thjeshtë dhe interesat e tyre dhe të drejtat e tyre të cilat në letër i garanton më së miri Kushtetuta e Shqipërisë por që në praktikë e shohim që kanë mbetur pa mbrojtje.


TË NGJASHME