HomeTeknologji

Metoda më e re për të hequr tatuazhet që jeni penduar nga adoleshenca

Shpesh na ndodh të bëjmë diçka për të cilën më pas pendohemi, e sidomos kjo vlen për tatuazhet, që shumë njerëz mundohen në shumë mënyra t’i heqin nga trupi, ashtu siç ndodh me metodën me lazer.

Ama një metodë tjetër e cila po përhapet masivisht në botë është ‘picosecond’, e cila ka rezultate shumë të mira. Kjo teknologji funksionon duke përdorur një lazer i cili kërkon ngjyra jonormale në lëkurë si rezultat i ngjyrës së tatuazhit.

Disa grimca më pas futen në lëkurë për të ndarë ngjyrën në copëza të vogla. Trupi pastaj i largon ato përmes sistemit të tij limaftik.

Trajtimi përsëritet pastaj pas gjashtë javësh dhe thuhet se nuk lë shenja. Ndryshe nga lazerët tradicional, kjo teknologji heq ngjyrën e kaltër dhe të gjelbër madje!


TË NGJASHME