HomeModa

Metoda të thjeshta për të hequr njollat nga veshjet prej kamoshi

Vjeshta është në kulmin e saj, kështu që të gjitha veshjet prej kamoshi, çantat, çizmet apo këpucët duhet t’i bësh gati.

Tashmë nuk keni pse t’i lini mënjanë veshjet, këpucët prej kamoshi për shkak të njollave që kanë marrë. Mund të jenë ende në gjendje shumë të mirë, por njollat nuk janë asnjëherë të këndshme për syrin.

Nëse ke menduar se nuk ka zgjidhje për këtë situatë, mos u shqetëso, ne ju sjellim zgjidhjen, me disa mënyra të thjeshta në kushte shtëpie, gjithçka do të jetë më e thjeshtë.

Përdor pak uthull. Në sasinë e ujit, mund të hedhësh edhe pak uthull, nëse njolla është e fortë dhe shikon që nuk eliminohet vetëm me ujë. Uthulla ndihmon për të fshirë njollën, por në të njëjtën kohë nuk dëmton kamoshin.

Përdor larjen me dorë. Nëse shqetësohesh vazhdimisht që kamoshi dëmtohet apo zbardhet nga larja në rrobalarëse, të gjitha veshjet e kamoshit laji më mirë me dorë.

Përdor ndonjë një lloj pastruesi enkas për kamoshin. Një lloj spërkatësi, i cili ndihmon në eliminimin e të gjitha njollave, por edhe mbrojtës i materialit në të njëjtën kohë.

Njollat e xhinseve me ujë të ngohtë. Në një kohë kur shumë prej nesh nuk preferojnë t’i lajnë xhinset si zakonisht, është e sigurt që gjatë fërkimit, ato do të lënë njolla në veshjet e kamoshit. Pastroji njollat duke përdorur ujë të ngrohtë. Pa e fërkuar fort, në mënyrë që kamoshi të dëmtohet. Lëre të thahet në temperaturë ambienti.

Për pastrim: Për kamoshin përdor gjithmonë një peshqir të butë dhe pastroje me kujdes të gjithë copën, jo vetëm në vendet e njollave (peshqiri këshillohet të jetë i bardhë, në mënyrë që ngjyra e tij të mos transmetohet te kamoshi.)

Po ashtu, mbi peshqir (të lagur) mund të hedhësh edhe dy lugë gjelle uthull. Pas kësaj, pastro kamoshin me një furçë të butë dhëmbësh.


TË NGJASHME