HomeShowbiz

Mevlani deklaron hapur: Në “Për’Puthen” jam vetëm për dy vajza

Sjellja jo e përshtatshme që Mevlani pati gjatë takimt me Sindin në “Përputhen”, detyroi Mevlanin t’i kërkonte falje kësaj të fundit për mënyrën se si i është drejtuar jo vetëm gjatë takimit por edhe në studio.

Por ditën e hënë Mevlani ka surprizuar me deklaratën e tij në “PërPuthen”, ku tha se me Sindin ka vendosur të mos dalë më dhe se vëmendja e tij tashmë është vetëm te Melisa dhe Lediana.

Mevlani tha:

“Me Sindin e kam vendosur që nuk do dal më sa të jem këtu në emision. Nuk dua të bëj rolin e viktimës, por kam gabuar dhe nuk dua që të rinjtë të marrin mesazhe të gabuara, e kam tepruar dhe e di,e  kemi detyrim të respektojmë femrat. Që të heqim dhe alibitë e lëkundjeve, doja të thoja që për momentin jam fokusuar te dy vajza, Melisa ka qenë e para dhe jam i fokusuar vetëm te dy vajzat, Melisa dhe Lediana”, tha ai.


TË NGJASHME