HomeLajmi i Fundit

“Mezi pres të them fjalën e fundit”/ Rama për situatën e COVID: Kur u ç’lirua Britania dhe Izraeli, neve…

Gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama, ishte në komunikimin e përjavshëm me gazetarët ku foli për luftën kundër Covid 19 si dhe vaksinimin e shpejtë në Izrael e Britani të Madhe. Ndërsa këto vende po e shkëpusin zinxhirin e infektimeve, duke u kthyer në vende pa Covid, kryeministri premtoi një situatë favorizuese edhe për Shqipërinë.

Sipas Ramës, vendi do të mbyllë brenda marsit vaksinimin e të gjitha bluzave të bardha, ndërsa shumë shpejt do të nisë edhe vaksinimi masiv i popullsisë.

“Ky është moment kyç dhe lidhet me vaksinimin. Duke parë se në disa vende që për arsye të raportit të favorshëm me burimin e vaksinimit e kam fjalën për Izraelin dhe Britaninë e Madhe, kanë arritur të dalin nga tuneli është shumë e qartë që mbetet një armë e pazëvendësueshme për të thyer zinxhirin e infektimit.

Është shumë frymëzuese çfarë po ndodh në ato vende, ku Izraeli po shkon drejt hapjesh konstante tani më, pasi e parapagoi trefish vaksinën nga kompanitë Pfizer dhe Moderna në procesin e shpikjes, pra pa pritur të aprovohet dhe bëhet funksionale. Izraeli vuri një bast shumë të madh dhe sot disponon si askush tjetër gjithçka që i duhet për vaksinimin e popullit të vetë. Ndërsa Britania si një nga vnedet ku lind vaksina pati avantazhin e nisjes më herët. Dje kryeministri lajmëroi hapjen e stadiumeve në prill me 10 mijë vetë dhe hapje përfundimtare në qershor. Ky është moment triumfi. Unë jam me mish dhe me shpirt i angazhuar sëbashku me miqtë e mi. Edhe ne presim të hyjmë në fazën finale të vaksinimit, faza që e zmbraps përfundimisht këtë virus.

Me Pfizer siguruam kontratën jashtë radhe, në një kohë që shumë vende të rajonit nuk e kanë, ashtu do arrijmë brenda javës së dytë të marsit të vaksinojmë të gjitha bluzat e bardha dhe shumë shpejt nis vaksinimi masiv, është çështje kohe. Kohë e shkurtër, jo e gjatë. Jemi shumë afër, Më vjen keq që s’po e them fjalën e fundit, por me zor po pres”,- tha ai.


TË NGJASHME