HomeShowbiz

Michelle Obama ndryshon look, shfaqet më e ëmbël se kurrë

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama i ka surprizuar herë pas here të gjithë fansat e saj, duke guxuar gjithmonë në veshje dhe stil. Së fundmi në një prej intervistave të dhëna për autobiografinë e saj ‘Becoming’, 55-vjeçarja është shfaqur me flokë gjysmë biondë.

Ajo kishte veshur një fustan ndriçues, megjithatë ndryshimi i dukshëm tek flokët e saj ka bërë që fansat të komentojnë masivisht në rrjete sociale.

“Më pëlqeu të dëgjoja, por flokët e tu më mahnitën”, komentoi një prej ndjekësve të saj. Të gjithë dashamirësit e familjes Obama e kanë komplimentuar Michelle, për pamjen e saj dhe formën se si ajo shfaqet gjithmonë përpara publikut.


TË NGJASHME