HomeRajon

Micotakis vjen në Shqipëri, takim me minoritetin grek

Lideri i opozitës greke, Qirjakos Micotakis të zhvillojë së shpejti një vizitë në minoritetin grek në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Qirjakos Micotakis, gjatë takimit të djeshëm me kryetarin e Omonia, Himarë, Fredi Bejleri.

Qirjakos Micotakis deklaroi se do të informojë sërish komisionerin për zgjerimin e BE, J. Hahn në lidhje me provokimet e Tiranës kundër pronave të minoritarëve, në zonat turistike.

Micotakis deklaroi gjithashtu se do të mbështesë plotësisht dhe vazhdimisht të drejtat e minoritetit grek duke theksuar ashpër se: “nuk do lejojë kurrë të neglizhohet me të drejtat e minoritarëve grekë të Shqipërisë. Nëse Shqipëria do të ndjek rrugën drejt BE-së, siç dëshirojmë të gjithë, atëherë në këtë rrugë nuk ka vend për ulje në të drejtat e minoritarëve grekë. Mesazhi im është mëse i qartë dhe i drejtohet të gjitha palëve. Si Shqipërisë ashtu dhe kryesisë së BE, kopetente për ecurinë e negociatave të vendeve kandidate”.


TË NGJASHME