HomeTeknologji

Microsoft mbi 100 dizajne të reja ikonash

Microsoft po vazhdon të modernizojë dizajnin e produkteve të tij. Tani janë njoftuar mbi 100 ikona të reja.

Microsoft planifikon të modernizojë gjerësisht produktet e tij softuerike. Jon Friedman, zëvendës-president i Microsoft, prezantoi modelet në një postim në blogun e tij.

Ai shkruan: “Ne duhet të sinjalizojmë inovacionin dhe ndryshimin dhe në të njëjtën kohë të mbetemi të njohur për klientët tanë”.

Si ikonat e Office, dizajnet e reja kombinojnë thellësinë, llojet e ngjyrave dhe skajet e buta ndryshe nga dizajni i vjetër i Microsoft i aplikuar që prej Windows 8.

Por kompania nuk dha një datë specifike se kur këto logo dhe ikona të reja do të shfaqen tek aplikacionet dhe shërbimet e Windows.


TË NGJASHME