HomeLajmi i Fundit

Midis të helmuarve në Prishtinë edhe dy gra shtatzëna. Spitali tregon gjendjen e tyre

Midis nëntë pacientëve të shtruar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, janë dy gra shtatzëna.

Këta persona bashkë me 17 të tjerë pati simptoma helmimi pasi po numëronin kutitë me fletë votimi të ardhura nga Serbia. Ndërkohë gjendja shëndetësore e të gjitha këtyre pacienteve sipas QKUK-së raportohet të jetë stabile.

“Në ora,11:58, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë lajmëruar 9 pacientë të gjinisë femërorë, dy prej tyre shtatzënë, me  kruarje të duarve të intensitetit të ulët.  Dy nga to kanë patur edhe vjellje.  Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë. Te të gjitha rastet nuk ka patur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithshme është stabile”, thanë për mediat zyrtarë nga ky spital.

Sipas tyre pacientët pohojnë se menjëherë pas hapjes së zarfeve brenda në kuti të votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese.

“Ekipa kujdestare e Klinikës Infektive kanë ndërmarrë masat e duhura duke i spitalizuar dhe duke i ofruar ndihmën e duhur mjekësore.  Konziliumi i SHSKUK dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vazhdimësi janë duke e monitoruar gjendjen shëndetësore të pacientëve të spitalizuar.

Ndërkohë salla ku janë këto zarfe për momentin është e mbyllur. Në vendin e ngjarjes pritet që të arrijnë ekipet e posaçme me ato të policisë së Kosovës.