HomePolitikë

Mijëra gjermanë manifestojnë kundër nacionalizmit


Mijëra mbështetës të Bashkimit Europian manifestuan në disa qytete gjermane në mbështetje të unitetit europian dhe kundër nacionalizmit. E gjithë kjo ka ndodhur vetëm një javë para zgjedhjeve për në Parlamentin Europian,

Protestuesit në Berlin dhe Këln mbanin flamurë të BE-së dhe pankarta, ku kërkonin një Europë solidariteti në vend të një Europe nacionaliste.

Të paktën 50 000 pjesëmarrës ishin në Berlin, të cilët manifestuan nën moton ”Europë për të gjithë – zëri yt kundër nacionalizmit”.

Nga 23-26 maj zhvillohen zgjedhjet për në Parlamentin Europian, ku pritet që kandidatët e së djathtës ekstreme të mobilizojnë votuesit nacionalistë.


TË NGJASHME