HomeTeknologji

Mikroçipet në vaksinat Covid-19 për të kontrolluar njerëzit, Bill Gates flet për herë të parë

Bill Gates ka folur për herë të parë rreth teorisë së çuditshme të konspiracionete se ai ka futur mikroçipe në vaksinën Covid-19 për të gjurmuar dhe kontrolluar njerëzit në mbarë globin. Bashkëthemeluesi i Microsoft ka qenë një figurë e spikatur gjatë pandemisë dhe madje ka paralajmëruar për një shpërthim global që në vitin 2015 .

Pas gjithë punës së bërë nga Fondacioni Bill & Melinda Gates për të zhvilluar një vaksinë, ai ka hedhur poshtë teorinë e çuditshme se ai ka një axhendë sekrete për të sunduar botën.

“Fondacioni im financon kërkimin e vaksinave për të shpëtuar jetë,” tha Gates në një temë të Reddit “Ask Me Anything” (AMA).

Gates tha:

“Ideja e mikroçipave në vaksina nuk ka kuptim. Pse do të doja të dija se ku janë njerëzit dhe çfarë bëjnë? Çfarë do të bëja unë me këtë informacion? Unë shpenzoj miliarda për vaksina dhe jam krenar që ato kanë ndihmuar në përgjysmimin e vdékjeve nën pesë vjeç gjatë 20 viteve të fundit (nga 10 përqind në 5 përqind).”

Përveç kësaj, vlerësohet se 6.64 miliardë ose (83.7 për qind) e popullsisë së botës ka një smartphone, i cili tashmë bën një punë mjaft të mirë për të gjurmuar se ku jeni.

Pra jo, Bill Gates nuk po përpiqet t’ju gjurmojë me mikroçipe pasi, atij nuk i intereson jeta juaj private./ Përgatiti: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME