HomeSport

Milan i Giampaolo, nuk bind mposhtet nga Bayern Munchen

Aventura e Marco Giampaolo te Milan, nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Në ndeshjen ndaj Bayern Munchen, kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-0.

Bavarezët, u mjaftuan me një gol të shënuar nga Leon Goretzka, të shënuar në minutat e shtesës së pjesës së parë. Milan ishte i pafuqishëm përpara portierëve të Bayern të cilët nuk arritën t’i ndëshkonin në asnjë moment edhe pse rastet ishin të shumta.

Kjo ndeshje e parë për Milanin ngre disa pikëpyetje sidomos në repartin e sulmit, ku gjatë merkatos ndoshta duhet afruar ndonjë emër i madh.

Ndërsa e kundërta duket me Bayernin. Bavarezët në tre ndeshje të luajtura kanë fituar dy duke treguar stabilitet ku edhe blerjet e reja bënë paraqitje të mira.

Më poshte, ju paraqesim edhe statistikat e ndeshjes:


TË NGJASHME