HomeSport

Milan jashtë Europës, zbardhet vendimi CAS

Zyrtarisht, Milan sezonin e ardhsëm nuk do të marrë pjesë në kupat e Europës, më saktë në Europa League, ku kishte siguruar pjesëmarrjen.

Kjo gjë ndodh pas vendimit të CAS, që ka shpallur vendimin e saj duke e dënuar në këtë formë klubin italian. Në këtë mënyrë, përfiton Roma që do të kalojë menjëherë në fazën e grupeve, kurse Torino do të zërë vendin e Romës.

Pas këtij vendimi, Milan do të ketë impenjim kryesor kampionatin ku do të përqëndrohet me të gjitha forcat për të arritur një vend në Champions.


TË NGJASHME