HomeSport

Milan nuk ndalet në merkato, zyrtarizohet sulmuesi portugez

Milani nuk ndalet në merkato.Rafael Leao, është blerja më e re e skuadrës italiane. Sulmuesi Portugez, është blerë nga skuadra e Lille për një shifër që shkon rreth 30 milionë euro, plus edhe bonuse.

Leao, është afrimi më i ri i Milan që po bën disa afrime para se të nis sezoni i ri futbollistik. Drejtuesit e ekipit, janë duke bërë një fushatë blerjesh futbollistësh të rinj duke mos shpenzuar edhe shuma të mëdha në merkato.

20 vjeçari ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me klubin kuqezi. Tashmë mbetet për t’u parë performanca e tij me 18 herë kampionët e Europës.


TË NGJASHME