HomeSport

Milan sërish në shitje, ja oferta marramendëse e biznesmenit francez

Së fundmi në disa prej mediave italiane, po qarkullon lajmi se një prej klubeve më prestigjioze italiane, Milan ka dalë sërish në shitje. Një prej personave më të interesuar për blerjen e klubit, është njeriu i dytë më i pasur në botë.

Sipas gazetës “Il Messaggero”, me bazë në Romë, një nga njerëzit më të pasur të planetit, Bernard Arnault po bën një ofertë shumë tërheqëse për të marrë klubin që aktualisht gjendet nën pronësinë e Elliot Management.

Arnault, zotëron një pasuri marramendëse prej 86 miliardë paundësh, të cilën ka arritur ta vendosi falë fitimeve marramendësë të disa prej bizneseve të tij, ku vlen të përmendim markën luksoze të veshjeve “Louis Vuitton”, atë të shampanjës “Dom Perignon” apo rrjetin e dyqaneve “Sephor”a.

Thuhet se “Elliot Management” nuk dëshiron ta shesë klubin, nisur nga fakti që edhe më parë janë refuzuar oferta që kapnin shifrën 500-700 milionë.

Megjithatë, duket se biznesmeni francez është i vendosur për të çuar deri në fund objektitvin ; atë të zgjerimit të prandorisë së tij. Elliot Management mori përgjegjësinë e klubit mbi supe në vitin 2017.


TË NGJASHME