HomeSport

Milan vazhdon me rezultatet pozitive, Ibra dhe Rebic “shkërrmoqin” Crotone-n

Milani i Stefano Piolit, vazhdon me ecurinë pozitive drejt titullit kampion në Serie A, dje ka shkatërruar Crotonen me rezultatin 4-0.

Dopietat e Ibrahimovic dhe Rebic, shërbyen për t’i dhënë një fitore të rëndësishme kuqezinjve. Gjigandi suedez, me dy golat e shënuar ka vendosur një rekord personal, duke arritur në kuotën e plot 501 gola në nivel klubesh. Edhe pse 39 vjeç, Ibra nuk di të ndalet dhe ka marrë në dorë skuadrën duke e udhëhequr ndoshta drejt titullit kampion që mungon prej 10 vitesh.

Kuqezinjtë udhëheqin me 49 pikë, të ndjekur nga Inter me dy pikë më pak dhe Juventus me 9 pikë më pak.


TË NGJASHME