HomeSport

Milani kërkon lojtarin Kosovar pas largimit të Higuain

Milani po kërkon një sulmues. Kjo temë është hapur si pasoje e Gonzalo Higuain. Argjentinasi është në negociata me Chelsea, prandaj Milan po kërkon një zëvendësues përpara se ta lerët të lirë.

Në plan të parë është Piatek i Xhenoës, por sipas asaj që raporton “Sportmediaset”, përmenden edhe emra të tjerë.
Një ndër ta është edhe Edon Zhegrova, lojtari nga Kosova që tani është duke luajtur për Genk.
20-vjeçari ka qenë në fokus të kuqezinljve dhe i përshtatet politikës së drejtuesit të ri, Gazidis. Ky i fundit kërkon të investojë te futbollistë jo më të mëdhenj se 25 vjeç. Skautët që kanë shkuar në Belgjikë për ta parë, kanë sjellë raporte të mira për Zhegrovën. Ai mund të vishet kuqezi për 4-5 milionë euro, megjithatë duhet të kalojë në “filtrat” e Maldinit dhe Leonardos.


TË NGJASHME