HomeShowbiz

Miley Cyrus “topless”, parodi e Shawn Mendes për Calvin Klein

Miley Cyrus nuk kishte frikë të argëtohej me setin e fundit fotografik të Shawn Mendes për Calvin Klein. Këngëtarja 26-vjeçare postoi ditën e hënë versionin e saj të reklamës së të brendshmeve nëpër rrjetet sociale.

Ashtu si Mendes, ajo paraqitet duke veshur vetëm të brendshmet e firmës Calvin Klein dhe e bashkangjit fotografinë e saj me atë të  fushatës aktuale të Mendesit.

“Mos i lini fëmijët tuaj me Miley-n,” shkruan ajo te fotoja, në të cilën ka shtuar emoji zemrash për të mbuluar pjesën e gjoksit.

Mendes dhe Cyrus kanë kaluar shumë kohë bashkë kohët e fundit pasi performuan një duetmbrëmjen e çmimeve Grammy.


TË NGJASHME