HomeShowbiz

Miliarderi japonez kërkon të dashur! Aventura e parë për një udhëtim në hënë

Miliarderi japonez Yusaku Maezawa, 44 vjeç kërkon një të dashur me të cilën do të bëjë udhëtimin e parë në hënë. Miliarderi ka një kërkesë për vajzën që do të jetë partnerja e jetës. Ai dëshiron që vajza të jetë mbi moshën 20 vjeçare dhe ta shoqërojë për tërë jetën. Fluturimi për në hënë është planifikuar për në vitin 2023.

Ky udhëtim do të shërbejë si një dokumentar i cili do të shfaqet në streaming të Abema Tv. Afati i fundit për aplikime është 17 Janari dhe një vendim i fundit për partneren e tij do të merret në fund të Marsit.

Maezawa është një ekscentrik që fitoi famën si një baterist në një grup punk hardcore tashmë i njohur si manjat mode ai u ka premtuar të ndajë 100 milion jen (925 mijë dollarë) midis 100 personave të zgjedhur rastësisht që ndanë një nga tweet-et e tij.

Ai besohet se ka një pasuri personale rreth 3 miliardë dollarësh, shumë prej të cilave ai shpenzon për artin.


TË NGJASHME