HomeTeknologji

Miliarderi më i ri në botë: E lashë shkollën në moshën 19-vjeçare sepse…

Alexandr Wang, 25 vjeç, është miliarderi më i ri i vetë-arrirë në botë. Wang studionte në MIT, i cili për këdo që nuk e di, është një universitet shumë i vlerësuar në Kembrixh, Massachusetts, i njohur për fakultetet e tij të matematikës, teknologjisë e shkencës dhe që renditet ndër universitetet më të mira në botë.

Megjithatë, Wang e braktisi shkollën në moshën 19-vjeçare, për të filluar “Scale AI”, e cila i solli atij një pasuri të jashtëzakonshme. Scale AI është një kompani që ofron shërbime dhe përfshin General Motors, e cila prodhon shumicën e makinave që shihni sot në rrugë.

Duke folur për projektin e tij në Forbes, Wang zbuloi se si Scale AI i ndihmon kompanitë të analizojnë sasitë e të dhënave të papërpunuara për një pasqyrë më të madhe në bazën e tyre të klientëve.

Teknologjia e Scale AI përdoret gjithashtu nga kompani të tilla si Flexport, dhe së fundmi edhe nga ushtría bashkë me forcat ajrore të SHBA-së për të përmirësuar sistemet e tyre të inteligjencës artificiale.

“Çdo industri mbështetet në sasi të mëdha të dhënash,” pohoi miliarderi më i ri në botë. “Qëllimi ynë është t’i ndihmojmë ato të zhbllokojnë potencialin e të dhënave dhe të mbushin bizneset e tyre me AI.”

Scale AI fillimisht filloi si një projekt për kaluar pushimimet verore tha Wang: “U thashë prindërve të mi se do të ishte një gjë me të cilën do merrem gjatë vetes.”

Por, pasi projekti u bë një sukses i madh: “Natyrisht, nuk u ktheva kurrë më në shkollë”.

Pra, sa vlen Wang? Nga një vlerësim i Scale AI vitin e kaluar e vuri vlerën e kompanisë në 7.6 miliardë dollarë. Me Wang që ka 15% të aksioneve, që do të thotë se pasuria e tij është rreth 1 miliard dollarë ose ndryshe miliarderin më të ri të vetë-arrirë në moshën 25-vjeçare./ Burimi: Unilad | Përktheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME