HomeShowbiz

Miliarderja më e re në botë, Kylie Jenner!!!!

Është moment që ne depresionohemi kur marrim vesh që miliarderja më e re në botë është Kylie Jenner. Po, po e lexuat shumë mirë dhe është vetëm 21 vjeç. Ajo i ka vjedhur fronin në këtë mënyrë themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

Vlen të theksojmë se të gjithë këtë pasuri Kylie e ka arritur vetë nëpërmjet linjës së saj kozmetike ‘Kylie Cosmetics’. Është kompania “Kylie Cosmetics” arsyeja pse më e vogla e familjes Kardashian, jo vetëm është sipërmarrësja më e suksesshme e familjes së saj, por gjithashtu, që prej datës 05.03, miliarderja më e re e planetit. ‘Forbes’ ka vlerësuar se kompania e kozmetikës, e cila është 100% pronë e Kylie-t.

 

Gati të gjitha shitjet e ‘Kylie Cosmetics’ vijnë nga llogaritë në rrjetet sociale të Jenner.

Biznesi i miliarderes, i cili u themelua në vitin 2015, numëron një staf prej vetëm 7 punëtorëve me orar të plotë dhe 5 të tjerë me gjysmë orari.


TË NGJASHME