HomeSport

Milioner duke u shkarkuar nga detyra!!!

Portugezi Jose Mourinho përfitoi 19.6 milionë Paund(rreth 22.3 milionë euro) për ndërprerjen e parakohshme të kontratës prej 17 milionë eurosh në vit, që do të skadonte në vitin 2020 me Manchester United.

Këto nuk janë të vetmet që ai ka përfituar në këtë lloj forme.
Në vitin 2005 kur ai u shkarkua nga Chelsea për herë të parë u dëmshpërblye me 23.1 milionë Paund (rreth 26.3 milion Euro), këto ndiqen me 8.3 milione Paund (rreth 9.4 milion Euro) kur Chelsea prish kontratën për herë të dytë në vitin 2015 me Mourinho.  Duke ju bashkuar dhe 19.6 milionë Paund (rreth 22.3 milionë euro) të Manchester United, me një llogari të thjeshtë shohim se Mourinho Ka përfituar rreth 51 Milion Paund, te cilat konvertohen afërsisht në 58 Milion Euro.

Megjithatë Portugezi me karakterin e tij nuk do të kënaqet kurrë duke e parë futbollin nga tribuna dhe pritet që të rinisë nga e para me një tjetër klub europian, kjo e fundit duke marre parasysh fjalët e tij në intervista të ndryshme.


TË NGJASHME