HomePolitikë

Milo flet për Albin Kurin: Ja problemet që mund të hasë/ Minxhozi: VV s’dihet ku e mbaron

albin_kurti

Vizita e kryeministrit të sapozgjedhur të Kosovës Albin Kurti në Tiranë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve me popullsi shqiptare janë në fokus të debateve mes analistëve ditën e sotme.

Analisti Skënder Minxhozi në “News 24”, duke folur për ngritjen e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, deklaroi se LVV po përzihet në punët e brendshme të Shqipërisë.

Minxhozi theksoi se siç nuk ka parti politike në Shqipëri që mund të ngrihen në Kosovë apo të përzihen në atë hapësirë, ashtu edhe VV nuk mund të përzihet në hapësirën e një tjetër shteti.

Vizita e Albin Kurtit në Tiranë është krejt normale. Një vizitë që i kishte të pritshme diferencat. Ju kujtoj se paraardhësi i Kurtit është në gjyq me Ramën. Ishte vizitë formale. Kurti ka hyrë në një zyrë të re.  Albin Kurti ndodhet në këto orë në trysni, pasi zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se duhet hequr taksa ndaj Serbisë. Sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës, duhet që marrëveshjet mes shteteve të marrin jetë. Kurti këtu ka të drejtë që duhen zbatuar marrëveshjet.

Unë mendoj se Albin Kurti nuk ka të drejtë, është që një forcë të shkojë të ushtrojë pushtet në një shtet tjetër. Edhe fakti se VV mund të përfshihet në aksione [përtej hapësirës gjeo-politike ku ka lindur dhe ku ka marrë edhe votat. Dy shtetet që janë shumë të papërgatitura ku mund të komunikojmë sipas ambicieve të partive. Sic nuk ka parti nga Tirana që nuk mund të thotë se cfarë të bëhet në Prishtinë, ashtu besoj ndoshta nuk ka parti që duhet të përzihen jashtë vendit”, tha Minxhozi.

Mes të tjerash analisti pohoi se pavarësisht ideve që po krijohen që forcat politike në Shqipëri dhe Kosovë të shtrihen dhe jashtë territoreve, ato duhet të veprojnë sipas tij në ato vende ku kanë siguruar votat.

“Një forcë politike vepron aty ku votohet. Një biznes, një qytetar i fiton të drejtat atje ku paguan taksat. Dy idetë Shqipëri-Kosovë nuk kanë asnjë lidhje kur vjen ideja tek vota dhe përfaqësimi. Unë nuk përjashtoj si ide që të ketë aspirata që Vetëvendosja të votohet këtu. Apo PD dhe PS të votohet në Kosovë. Ne jemi shumë larg kësaj pike, pasi sistemet tona politike janë të fiksuara në kriterin territor, ” pohoi Minxhozi.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Tiranë, Klejd Kellici tha se dega e kësaj partie nuk është përçuese e të gjitha vendimeve që vijnë nga Prishtina.
“Vetëvendosje në Tirane është një organizatë e regjistruar në Gjykate dhe vepron mbi bazën e te gjithë ligjeve. Nuk është përçuese e te gjithë vendimeve qe vijnë nga Prishtina,” tha ai.

Historiani Paskal Milo ka folur për Albin Kurtin dhe deklaroi se ai ka promovuar ide idealiste, ndërsa shtoi se vështirësia qëndron në faktin se a përmbushen dot të tilla teza. Milo theksoi se qeveria Kurti mund të përballet edhe me vështirësi të panumërta.

Nuk ka thelb në ndryshim mes asaj që thoshte Ramushi dhe asaj që thotë sot Albini për reciprocitet. Në thelb është e njëjta kërkesë, por thjesht Albini e thotë në një mënyrë më të kulturuar. Albin Kurti e ka të vështirë të zbatojë të gjitha projektet si kryetar opozite,. Kjo është vështirësia që ndeshet. Qeveria është përballimi i përditshëm edhe me problematika të panjohura.

Mund të ketë proklamuar shumë teza parimore, por kur vjen puna në përditshmëri ka shumë dilema dhe probleme, të cilat duan shumë kujdes. Sa i takon takimit, mendoj se të dy kryeministrat ranë në grackën e gazetarit. Gazetari iu bëri pyetjen e Mini-Shengenit. Ata mund ta kishin kaluar mirë me përgjigje diplomatike, pasi ishte vizitë e parë. Unë kam frikë se edhe gazetari ka qenë i porositur për ta thënë”, tha Milo.

Analisti Arian Vasjari mendon se takimi i sotëm reflekton një histori të gjatë distance me kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Sipas tij, të dy shtetet duhet të ndërtojnë axhenda nacionale të ndara.

“Ka qenë takimi me bilancin politik më të imagjinueshëm. Reflekton një histori të gjatë distance mes zotit Rama dhe Zotit Kurti. në tetor ka qenë një takim prej 5 orësh mes tyre që ka evidentuar diferencat e mëdha mes tyre. Ishte një takim i nevojshëm që të zbulonin hendekun e thellë të mosmarrëveshjeve. Gjithçka është e qartë dhe transparente. Për mua përfaqësojnë dy filozofi të ndryshme e dy pozicione të ndryshme.
Shpesh herë këtu tek ne kur qëllimet mund të kenë qenë pozitive, instrumentet që kanë përdorur palët e kanë delegjitimuar qëllimin e mirë.
Të dyja shtetet në dy anët e kufirit duhet të ndërtojnë dy axhenda nacionale të ndara, qartësisht, të cilat jo domosdoshmërisht përputhen me axhendat e shoqërive,” tha Vasjari.

Vasjari risolli deklaratat e Ramës dhe Kurtit për makro dhe mini shengenin dhe theksoi se ndryshe nga ajo që tha kryeministri shqiptar ndërvarësia është artificiale.

“Ajo se çfarë është e rëndësishme për mua, është kjo: që zoti Rama dhe zoti Kurti janë aq distantë në këndvështrimet e tyre dhe kjo distancë për mua e bën të panevojshëm përpjekjen qoftë për makroshengenin shqiptar, qoftë për minishengenin ballkanik.
Zoti Rama ndërtoi një ndërvarësi, vendosi të parin minishengenin ballkanik që do promovojë makroshengenin. Kjo ndërvarësi për mua është artificiale. Varet si ti e shikon. Kurti dhe Rama kanë dy vizione që nuk puqen në asnjë pikë.
Në qoftë se në deklaratat e tyre ishte ne do të përpiqemi të ndërtojmë një afinitet në politikën e jashtme, vizioni i tyre në politikat rajonale e asgjëson atë”, u shpreh Vasjari.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME