HomePolitikë

Milo: Kriza politike do thellohet, zgjedhjet…

Historiani dhe politikani Paskal Milo i ftuar në emisionin “Arena” në RTV ORA referuar krizës politike deklaroi se ajo ka për t’u thelluar edhe më tej.

Gjithashtu Milo tha se do kërkohet kompromis për shtyrjen e zgedhjeve lokale të 30 qershorit.

Milo: Opozita e vërtetë është në rrugë dhe në 13 do dalë prap në rrugë. Por dalja e vazhdueshme në rrugë e kësaj opozite që mund të dalë jashtë kontrollit, mund të krijojë tensione. Nuk mbështes atë që ka bërë opozita duke braktisur parlamentin, por ndodhemi para një fakti të kryer që nuk zhbëhet më dhe unë parashikoj që kriza do thellohet. Ajo opozitë nuk kthehet më në parlament dhe po ta shihni qeveria ka bërë një ofertë dhe e ka lënë derën e hapur. Zhvillimet do të na sjellin, aty nga fillimi i majit kur mund të shterojnë të gjithë mundësitë për të gjetur kompromis. Do jemi para një aletërnative ose do shkojmë para zgjedhjeve të qershorit pa opozitë, ose do shtyhen zgjedhjet. Jam i prirur të besoj që do kërkohet një kompromis për shtyrjen e zgjedhjeve.


TË NGJASHME