HomeSociale

Minatorët protestë para Prefekturës së Korçës


Para Prefekturës së Korçës janë mbledhur minatorët e Korçës, Ersekës dhe Devollit për të protestuar.

Protesta po zhvillohet për dhënien e statusit të minatorit.

Ndërkohë Syrja Ruçi, kreu i sindikatës së minatorëve të Korçës u shpreh:”Protestojmë për të drejtat tona. Nuk po na e vënë veshin. Po na gënjejnë për statusin. Kërkojmë djersën tonë. Pension 35 mijë lekë të reja”.

Vitin e fundit mbi 20 minatorë nga Korça kanë humbur jetën nga sëmundjet profesionale.

“Nuk na rimbursohen ilaçet. Nuk duam thërrime, duam statusin. Do përshkallëzojmë protestat deri në grevë urie”, thonë ata.


TË NGJASHME