HomePolitikë

Ministeriali i NATO-s/ Stoltenberg: Do rishikojmë strategjite për të ndihmuar vendet anëtare

Sot do të mblidhet online Ministeriali i NATO-s. Në kohën kur thuajse të gjithë vendet e botës po përballen me pandeminë e COVID-19, kjo strukturë do të ketë në qendër të diskutimit fakti se çfarë mund të bëjë më shumë për të ndihmuar dhe për t’ju përgjigjur krizës që ka shkaktuar virusi.

Kreu i NATO-s Stoltenberg tha se sot është një mbledhje e jashtëzakonshme e nivelit sekret.

“Do rishikojmë strategjite për të ndihmuar vendet anëtare. Ndihma për vendet anëtare shpëton jetë. Të ruajmë sigurinë e 1 miliard njerëzve në Aleancë. Kriza e COVID-19 na ka tronditur të gjithëve. Forcat tona në gatishmëri kudo për të ndihmuar”, tha Stoltenberg.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME