HomeLajmi i Fundit

“Ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në Dubai”/ Basha akuzon: Njerëzit ende flenë në çadra!

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka reaguar sot përmes një statusi në Facebook, lidhur me krizën ekonomike, dhe mosdhënies ndihmë nga shteti, për qytetarët me probleme shëndetësore dhe monetare.

Ai cek çështjen e rindërtimit të banesave, të atyre qytetarëve të cilët u prekën nga tërmeti i vitit 2019. Ai shprehet se këta qytetarë po shënojnë dimrin e dytë që flenë në çadra, e në anën tjetër ministrat e Ramës bëjnë qef, shprehet ai.

STATUSI I PLOTË
Ndërkohë që shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj.