HomeSociale

Ministres së Ramës i hedhin plehra mbi kokë, nuk pëmbahet Bilali

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Koodinatore Politike në PS, Edona Bilali, ka postuar një video me mesazhin e rëndësishëm kundër ndotjes së ambientit.

Në video ministrja shihet duke pastruar ambientin dhe në një qytetar i hedh sipër një qese me plehra.
Më pas ajo i kundërpërgjigjet duke ia hedhur mbrapsht qytetarit dhe thënë “edhe Shkodra asht shpia jote, mos i hidh plehnat”.

Në këtë video Bilali është në rolin e aktores për të përcjellë mesazhin kundër ndotjes së ambientit ku jetojmë.

“Dje pas aksionit të pastrimit xhiruam një spot sensibilizues me tematikë “edhe Shkodra asht shpia jote, mos i hidh plehnat nga dritarja” #shqiperiepaster”, shkruan ministrja në Facebook krah videos.


TË NGJASHME