HomePolitikë

Ministri Cakaj: Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrimet teknike për hapjen e negociatave.

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë sot në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për të diskutuar mbi përgatitjet e Shqipërisë në kuadër të negociatave të anëtarësimit. Cakaj theksoi se objektivi kombëtar i integrimit europian shkon përtej përgjegjësive ekskluzive të qeverisë dhe kërkon përfshirje të gjerë shoqërore në tejkalim të dallimeve politike.

Dialogu politik i brendshëm është faktor qendror për prosperim të mëtejshëm në axhendën europiane. Jemi në një momentum krucial. Tashmë kemi vetëm 3 muaj në dispozicion deri tek hapja e mundshme e negociatave për anëtarësimin në BE, prandaj kjo mbledhje është mundësi e koordinimit të përpjekjeve për atë që mund të bëjmë”, tha ai.

“Vendimi i Këshillit të qershorit 2018 është thelbësor për rrugën europiane sepse ai tërësisht aprovon gjetjet e raportit të Komisionit Europian që konstatoi se Shqipëria kë përmbushur të gjitha detyrimet teknike të kërkuara për hapjen e negociatave. Vetë shtetet anëtare konfirmojnë se progresi i Shqipërisë është i qëndrueshëm duke i hapur rrugën për hapjen e negociatave në qershor të vitit 2019”, u shpreh Cakaj.


TË NGJASHME