HomeSociale

Ministri Çuçi jep detaje: Ende nuk kemi faturë totale të dëmit

Ministri Bledi Çuçi, drejtuesi i operacionit të emergjencës ka njoftuar sot detaje lidhur me gjithë çfarë është bërë ndërkohë për menaxhimin e situatës pas tërmetit tragjik me 51 viktima. 

Ministri Çuçi ka deklaruar se janë strehuar përkohësisht 13.294 qytetarë të prekur nga tërmeti.

Nga këta, 4149 janë akomoduar në hotele, 7383 në çadra, 395 në qendra sociale dhe 254 të tjerë në palestra. Sipas tij, më shumë se 1000 persona të tjerë kanë gjetur strehim në qytete të vendit dhe në Kosovë.

Inspektimet:

Janë inspektuar, 14 069 objekte

261 pallate dëmtuar rëndë të shpallur të pabanueshme

2237 banesa të pabanueshme

851 pallate me dëme të mesme e të lehtë

4618 banesa me dëmtime të mesme e lehta

Me rrezikshmëri shumë të lartë, 44 objekte janë shembur deri më sot. “Shembja vetëm pasi janë fiksuar provat nga policia gjyqësore dhe prokuroria”- ka thënë Çuçi, duke shtuar se “Për ato që nuk janë shembur ruhen me perimetër sigurie”

Dëmet

Ministri Çuçi ka bërë me dije se “Qeveria do t’u ofrojë bonusin e qirasë për të pastrehët deri në maj të vitit 2021”

Zgjidhjet afatgjata:

Rindërtimin masiv të banesave të ndërtuara me angazhimin e firmave të ndërtimit për riparimin e pallateve

Infrastrukturë në zonat që do të rindërtohen

Ekoshtëpi në zonat e rurale

Për vlerësimin e dëmeve, ministri ka thënë se nuk ka ende faturë të plotë e përfundimtare të dëmeve të tërmetit. “Verifikimi i detajuar do të jetë hapi i parë i përgatitjes së raportit për dëmet”- tha ai.

Deri me sot jane ne dispozicion 20 miliardë lekë për rindërtimin, 13 mln nga buxheti i shtetit dhe 7 mld nga donacionet.


TË NGJASHME