HomePolitikë

Ministri Çuçi reagon ndaj skandalit të Skraparit: Sa të jem në këtë detyrë askush nuk i shpëton drejtësisë!

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar menjëherë pas operacionit të bujshëm të Skraparit.

SPAK ka lëshuar 23 urdhër-arreste, por gjithashtu ka kapur edhe policët e funksionarët e përfshirë në këtë grup kriminal.

Çuçi thotë se operacioni u shtri në kohë në të gjitha hallkat e zinxhirit teksa thekson se është ndjekur në mënyrë profesionale nga Policia.

Sakaq ai thekson se është i bindur se gjatë detyrës së tij si ministër do të luftojë krimin dhe paligjshmërinë, dhe nuk do të bëhet dallim për askënd.

STATUSI NGA BLEDI ÇUÇI

Është përmbyllur sot një operacion i rëndësishëm për goditjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit në vend. Ky hetim i iniciuar nga SHÇBA dhe i ndjekur në mënyrë profesionale nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë dhe nën drejtimin e SPAK, u finalizua me ekzekutimin e 23 vendimeve të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.

Përgëzime për strukturat e angazhuara në këtë mega-operacion, të shtrirë në kohë dhe në gjithë hallkat e zinxhirit, nga kultivuesit e bimëve narkotike, autoritetet lokale e deri tek zyrtarët e Policisë së Shtetit, që duke shpërdoruar detyrën u bënë palë në këtë aktivitet kriminal.

Shpreh bindjen dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme, për thellimin dhe shtrirjen e hetimeve gjithëpërfshirëse, për të goditur çdokënd që do të tentojë të përfshihet në paligjshmëri, duke i përballur ata me drejtësinë.

Vetëm kështu do të ndërtojmë një Shqipëri më të sigurt e më të mirë për të gjithë ??


TË NGJASHME