HomePolitikë

Ministri gjerman: I zhgënjyer nga vendimi i KE

Këshillin e Evropës vazhdon të kritikohen nga politika evropiane, pasi nuk hapi negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut prej kundërshtimit të Francës, Holandës dhe Danimarkës.

Një zë kritik ndaj këtij vendimi është edhe ministri për Ekonominë dhe Energjetikën në Gjermani, Peter Altmaier, i cili shprehet i zhgënjyer me rezultatin e Samitit të BE.

“Jam i zhgënjyer me vendimin e Samitit të BE. Ishte në interesin tonë që të hapin negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke njohur përpjekjet e tyre të mëdha për demokraci dhe stabilitet. Bisedimet e pranimit të dy vendeve duhet të fillojnë sa më shpejt”, tha Altmaier, para vizitës së tij në Ballkan, ku pritet të ndalë në Kroaci, Mal të Zi dhe Serbi.

foto galeri

TË NGJASHME