HomePolitikë

Ministri i brendshëm Francez, agjend dy ditore në Shqipëri

Ministri i Shtetit, Ministri i Brendshëm francez shoqërohet nga një delegacion i gjerë ku bëjnë pjesë deputetë, drejtues bashkish, drejtues të Policisë franceze e gazetarë të disa mediave të njohura.

Ministri Collomb dhe delegacioni që e shoqëron do të zhvillojë nesër në Ministrinë e Brendshme bisedime zyrtare me ministrin Xhafaj dhe ekipin e tij.

Gjatë ditës së sotme dhe nesër ministri Collomb dhe delegacioni që e shoqëron, do të priten në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës z.Ilir Meta dhe Kryeministri i vendit z.Edi Rama.

Grupi i deputetëve dhe kryetarët e bashkive do të priten në takime të veçanta edhe nga Kryetari i Kuvendit z.Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj.

Gjatë vizitës në Tiranë, ministri Collomb do të zhvillojë vizitë në kompaninë ‘Aleat’ që prodhon dokumentat biometrikë si dhe në ‘Muzeun e Gjetheve’.


TË NGJASHME