HomePolitikë

Ministri i Brendshëm i përgjigjet Bashës

lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i është përgjigjur kryetarit të opozitës, Lulzim Basha për akuzat se ky ka qenë viti i kultivimit rekord të kanabistit.

Por Lleshaj në një mesazh në Twitter shkruan se Basha ka në biografinë e tij Lazaratin dhe nuk meriton asnjë keqardhje.

“Nga gropa ku zhytet thellë e më thellë dhe bërtet fort e më fort, Lulzim Basha paska “zbuluar” se ky paska qenë vit rekord i kultivimit të kanabisit!

Ky individ, që në biografinë e tij ka edhe Lazaratin, nuk meriton asnjë keqardhje, por keqardhja për ata që ende e ndjekin pas, rritet dita-ditës. Ky vit ka konfirmuar çrrënjosjen e kanabisit dhe kthim mbrapa nuk ka më!?”, shkruan Lleshaj.


TË NGJASHME