HomeSociale

Ministri i Bujqësisë jep lajmin e mirë për fermerët

Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi njoftoi se është marrë vendimi që të jepet financim i dedikuar për fermerët që prodhojnë dhe shesin qumësht. Sipas këtij vendimi, fermerët do të përfitojnë një kompensim në vlerën 100 lekë të vjetra për litër qumështi të shitur, ndërsa aplikimet do të fillojnë prej datës 22 prill pranë zyrave të bujqësisë në qarqe.


“Në mbledhjen e ditës së sotme vendosi të japë një financim të dedikuar për fermerët që sheshin qumësht. Ata do të fitojnë 100 lekë të vjetra për një litër qumësht. Aplikimet do të fillojnë prej datës 22 prill pranë zyrave të Bujqësisë në qarqe. Kjo është mbështetje për fermërët dhe një reagim në kohën e duhur. Një masë e tillë do të ndikojë në formalizimin e përpunimi të qumështit në vend”, u shpreh Çuçi.

Kujtojmë që fermerët kanë protestuar ndaj uljes së TVSH-së në 6% nga 20%. Sipas tyre kjo ulje i detyronte që të ulin çmimet e produkteve të tyre, në një kohë kur konkurrenca nga importet është e lartë.


TË NGJASHME