HomePolitikë

Ministri i Jashtëm holandez: Shqipëria të luftojnë krimin dhe të rimarrë azilkërkuesit

Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, ka reaguar për rrëzimin e kërkesës së Holandës nga Komisioni Europian për rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë.

Blok thotë se Komisioni Europian ka treguar se nuk ka bazë të mjaftueshme për rrëzimin e kërkesës sonë.

Ndaj ai kërkon nga Shqipëria të vazhdojë të luftojë krimin dhe të rimarrë personat që kanë aplikuar për azil pa arsye.

Komisionin Europian refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze për të rivendosur regjimin e vizave me Shqipërinë.

Një zëdhënës i Komisionit, tha për RTV Ora se Shqipëria vijon të plotësojë kushtet për përfitimin e liberalizimit të vizave.

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm të përmbajtjes së njoftimit të marrë nga Holanda dhe bazuar në informacionin në dispozicion dhe të dhënat përkatëse, Komisioni vlerëson se në situatën e tanishme nuk janë rrethanat për të aktivizuar mekanizmin e pezullimit të vizave,”-tha ai.

Komisioni, shtoi zëdhënësi, do të vazhdojë të monitorojë nga afër përmbushjen e standardeve të liberalizimit të vizave për Shqipërinë.

Ndërkohë vendimi u konfirmua edhe nga ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.


TË NGJASHME