HomePolitikë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, sot takime në Tiranë

Mbërrin sot në Tiranë ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu i cili do të zhvillojë disa takime në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Turqisë, në lidhje me vizitën e ministrit Çavusoglu në Shqipëri thuhet se “Me Shqipërinë vëllazërore do të diskutohen marrëdhëniet bilaterale si dhe mundësitë e bashkëpunimit. Do të ndahen përvojat mbi proceset e pranimit në BE, ndërsa pikëpamjet mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare do të shkëmbehen gjatë vizitës”.

Ministri Çavusoglu, do të realizojë takime me zyrtarë të lartë të Shqipërisë, si me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, ministrin në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe zyrtarë të tjerë.

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME