Aktualitet Lajme Sociale

Ministri Klosi takim bilateral me ministrin kinez të Turizmit

Rritja e bashkëpunimit në fushën e turizmit ishte fokusi i takimit bilateral që ministri Klosi zhvilloi me ministrin kinez të Kulturës dhe Turizmit, z. Luo Shugang.

Ministri Klosi i paraqiti homologut nga Kina, një panoramë të rritjes turistike të Shqipërisë gjatë viteve të fundit, me përmirësimin e infrastrukturës dhe zgjerimin e ofertës turistike. “Falë heqjes së regjimit të vizave me Kinën dy vitet e fundit, për 8 muaj në vit, është reflektuar me një rritje prej 65 përqind të turistëve kinezë. Por pavarësisht rritjes në përqindje, numri i turistëve kinezë në vend mbetet ende i ulët krahasuar me pasaportat e tjera të huaja dhe me potencialin që Shqipëria ofron si destinacion i kulturës dhe historisë, si lloj i turizmit kërkuar nga vizitorët kinezë.

Duke vënë theksin tek lidhjet historike të Kinës me Shqipërinë, ministri i turizmit të Kinës, z. Luo Shugang shprehu vullnetin për t’u angazhuar drejtpërdrejt dhe personalisht në rritjen e numrit e turistëve kinezë në Shqipëri, duke i mundësuar agjencive shqiptare të turizmit kontakte të drejtpërdrejta me agjencitë kineze të udhëtimit, mundësi më të mëdha të promovimit të Shqipërisë në Kinë dhe rritje të komunikimeve zyrtare. Ministri Shugang ftoi ministrin Klosi në eventin më të madh turistik të Kinës, panairin vjetor që mbahet në mes të nëntorit në këtë vend.

Takimi bilateral i dy ministrave, u zhvillua në Riga të Letonisë,  ku po mbahet Ministeriali i Rigës së ministrave të turizmit të  Europës Lindore dhe Qendrore.

Related posts

I dënuar në mungesë, ja kush është 31-vjeçari i arrestuar sot në Fier

igligota

Pa frena në merkato, Real Madrid blen mbrojtësin Mendy

igligota

Lëkundje tërmeti në vend

Mila
Na Kontaktoni!