HomePolitikë

Ministri Lleshaj i përgjigjet Bashës

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u përgjigjet në Twitter akuzave të liderit të opozitës Lulzim Basha pas arrestimeve në Librazhd.

Basha e akuzoi ministrin Lleshaj si vegël të kryeministrit.

Ministri Lleshaj në twitter:

Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend!

Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!


TË NGJASHME