HomeSociale

Ministri Vitia: Kosovës i ofrojnë rreth 15 mln euro për luftimin e koronavirusit

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Arben Vitia në një konference për mediat tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Banka Botërore i kanë ofruar Kosovës rreth 15 milionë euro për të luftuar koronavirusin.

“Gjithashtu, OBSH ka ndarë një ndihmë në vlerë prej 7 milionë eurove, që do t’i përforcojnë furnizimet në institucionet shëndetësore. Banka Botërore ka ofruar mbështetje financiare për aktivitetet në masat kundër Covid-19 në vlerë prej 7.9 milionë eurove”, tha ministri.

Po ashtu, si shenjë e solidaritetit me përpjekjet e përgjithshme të përbashkëta kundër Koronavirusit, Vitia tha se kanë filluar edhe donacione të ndryshme në materiale dhe mjetë të tjera të distributorëve lokalë, por edhe individëve.


TË NGJASHME