HomePolitikë

Ministri Xhafa drejt Elbasanit me dy ministra dhe 12 drejtorë policie! Cfarë po ndodhë?

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka udhëtuar këtë mëngjes drejt Elbasanit dhe ka nisur një takim të rëndësishëm, lidhur me situatën e rendit.

Në këtë takim të quajtur “Platforma e policimit dhe sigurisë në komunitet” marrin pjesë edhe dy ministra të tjerë të kabinetit qeveritar, si Damian Gjiknuri, ministri i Energjitikës dhe Insdustrisë, si dhe Blendi Klosi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, si dhe 12 drejtorët e policisë në 12 qarqet e vendit.

Në këtë tryezë të mbajtur këtë mëngjes në Elbasan mësohet se prezantohet modeli i ristrukturuar i drejtorisë së Elbasanit.

Xhafaj nga ana tjetër ka deklaruar se kjo mbledhje është organizuar për të diskutuar ceshtjet e rendit dhe sigurisë, si dhe çeshtjen e vettingut në polici. Po ashtu, ministri ka vënë theksin edhe te bashkëpunimi mes institucioneve lidhur me këto dy tema që do të trajtohen në këtë takim.


TË NGJASHME