HomeSociale

Ministria e Shëndetësisë për koronavirusin: Negative edhe 8 rastet të reja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 8 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP, të cilat rezultuan negative për COVID 19.

Në njoftim thuhet se rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit te ri.

Njoftimi i plotë

Deri më tani në Shqipëri numri i rasteve të tesuara pë koronavirus ka shkuar në 50.

Deri tani janë testuar 50 raste për koronavirusin e ri. MSHMS: Kemi kapacitetet dhe testet e nevojshme laboratorike për konfirmimin e plotë të diagnozës së COVID-19 në Shqipëri

Tiranë, 5 Mars -Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 8 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP nga ku në total numri i rasteve të tesuara ka shkuar në 50. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID 19.

Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit te ri.

Në 24 orët e fundit në te gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 18,030 udhëtarë, të cilët janë kontrolluar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës.

Në 24 orët e fundit në nr. 127 ka patur 1472 thirrje, nga të cilat 32 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksione virale respiratore dhe histori udhëtimi me Italinë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon për udhëtarët që kanë udhëtuar nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmure apo të dyshuar për COVID19 të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.

Si dhe rekomandon qytetaret që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenja të infeksionit viral respirator të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si duhet të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetsore.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME