HomeSociale

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës thirrje të fortë qytetarëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në Kosovë u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit të ri.

IKSHPK thotë Duke qenë se ditët e fundit janë regjistruar shumë raste të vdekjeve nga sëmundja COVID-19, IKSHPK i bën thirrje për kujdes, sidomos për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

“Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim”, thuhet në deklaratën e Institutit.

Numri i të vdekurve në Kosovë nga koronavirusi arrin në 75.

Qeveria e Kosovës të dielën miratoi rikthimin e masës së kufizimit të lëvizjes në disa qytete ku ka më së shumti raste të infektimeve.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME