HomeSociale

Ministria e Shëndetësisë: Shkon në 22 numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se ka ndërruar jetë një 90-vjeçar, duke shkuar në 22 numri i viktimave nga koronavirusi në vend.

Sipas njoftimin tha se trupi i pajetë i 90-vjeçarit është transportuar nga Infektivi drejt morgut.

Njoftimi i MSH:

Një pacient 90-vjeçar ka humbur jetën në spitalin infektiv, si pasojë e tromboembolisë pulmonare.

90-vjeçari ishte i prekur edhe nga COVID19 dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hipertension). Pacienti ndodhej i shtruar prej 5 ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90-vjeçarit është tronboembolia pulmonare.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME