HomePolitikë

Ministria i Jashtëm sllovak komenton protestën e opozitës

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Europiane të Republikës Sllokave, Miroslav Lajcak në një deklaratë të përbashkët për shtyp me homologun Gent Cakaj, foli për situatën politike në vendin tonë. Ai tha se vazhdimi i protestave të dhunshme do të dëmtojë përpjekjet e Shqipërisë për reforma.

“Dëshiroj të theksoj se institucionet e forta me një parlament efikas janë gurët themelorë të demokracisë dhe janë të qenësishëm për stabilitetin e shtetit ligjor. Nxis aktorët politik të angazhohen në forcimin e këtyre institucioneve. Protestat paqësore janë një e drejtë themelore që duhen respektuar. Dallimet duhet të debatohen në Parlament nga të gjithë përfaqësuesit përfshirë dhe opozitën.

Trazirat nuk duhet të zëvendësojnë angazhimin demokratik, përkundrazi ato heqin çdo shans për dialog dhe çdo shans për të gjetur një terren të përbashkët. Dua të them hapur se vazhdimi i protestave të dhunshme do të dëmtojë përpjekjet e Shqipërisë për reforma dhe padyshim do të pengojë për realizimin e përparësive të brendshme dhe ndërkombëtare”, tha ai.


TË NGJASHME